Flash

"Beckham është i lodhur duke paguar borxhet e Victorias": sipas tabloidit anglez deri tani janë 63 milionë dollarë

Lapsi.al 10 March 2021
"Beckham është i lodhur duke paguar borxhet e Victorias":

Të aftë, të bukur, të famshëm, të vlerësuar dhe plot burime: Victoria e David Beckham kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së kronikave rozë në Angli apo Amerikë për daljet e tyre publike, look-un e tyre e shumë arsye të tjera. Por këtë herë, në Angli, dikush dyshon se ish-mesfushori i Manchester United është i lodhur duke mbyllur problemet ekonomike të markës së modës së gruas së tij Victoria. E kështu, ka ndërmend ta nxjerrë… në pension.

Sipas raporteve nga Daily Mail, kompania e modës Posh është në telashe serioze: borxhet e krijuara arrijnë në 63 milionë dollarë. Marka është në rrezik dhe ekonomia aktuale nuk sugjeron një rimëkëmbje të afërt të biznesit, veçanërisht për sektorin e modës së lartë. Sipas gazetës britanike, Spice Boy është në vështirësi me gruan e tij: jo se ai nuk dëshiron ta mbështesë por ... ekziston një kufi për gjithçka. Sepse nëse borxhet kufizohen në 63 milionë, duket se është vetëm në sajë të ndihmës financiare të David, i cili tani më shumë se kurrë ka shumë për të menduar, përfshirë menaxhimin e Inter Miami. Për këtë arsye ai i ka kërkuar gruas së tij të largohet nga modën.

Tabloidi Heatworld, përmes burimit të tij pranë çiftit, shpjegon: “Nuk është sekret që biznesi i Victorias ka humbur para për vite me radhë. David tha se do të ishte më mirë nëse ajo do të dilte në pension, të jetonte e qetë me fëmijët dhe të përqendrohej në markën Beckham. Ai thotë se nuk mund të vazhdojë të financojë biznesin e saj, sepse i duhet të vërë gjithçka tek Miami dhe nuk mund të rrezikojë pasurinë dhe të ardhmen e tij. Ai ka shumë plane emocionuese për të ardhmen me marrëveshjet e tij publicitare dhe ekipin e futbollit Miami".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI