Flash

Juve, mallkimi Champions “kopsit” dështimin e operacionit CR7

Lapsi.al 10 March 2021
Juve, mallkimi Champions “kopsit” dështimin e operacionit CR7

Mbërriti në Torino për t'i dorëzuar Juventus Champions, atë trofe kaq të lakmuar. Me shumë mundësi do të largohet, sepse është shumë e vështirë të imagjinohet viti i tij i katërt tek bardhezinjtë, pas tre eliminimeve të rënda, zhgënjyese, katastrofike: në çerekfinale kundër të rinjve të Ajax herën e parë dhe dy herë në 1/8, kundër Lyon modest vitin e kaluar dhe Portos po aq modest sot. Ndoshta fushata evropiane e Cristiano Ronaldos me fanellën e Juves do të mbahet mend pothuajse vetëm natën e tregolëshit kundër Atletico Madrid: shumë pak për atë që u thirr në cështje për të rikthyer Kupën në Torino, padyshim shumë pak për atë që në emër të kësaj ëndrre percepton 31 milion euro në vit, një barrë financiare që sigurisht ka frenuar ristrukturimin e ekipit në sezonet e fundit dhe që tani, në kohë pandemie, nuk ëhstë më e përballueshme.

Mbetet tani ndjekja e një titulli të kompriomentuar dhe një finale e Coppa Italia për t'u nderuar, dy objektiva që mund t'i japin një kuptim tjetër një sezoni ndryshe të dështuar. Por nëse është e vërtetë që cikli Pirlo sapo ka filluar dhe do të vazhdojë (tha vetë trajneri i Juventusit, duke raportuar fjalët e Presidentit Agnelli), enigma e Ronaldos së shpejti do të zgjidhet. Juventus, ky Juventus, është në fund të ciklit të tij: duhet të rifillojë nga disa siguri absolute si Chiesa, De Ligt, Morata, Kulusevski, Arthur dhe McKennie, duhet të qartësohet roli i disa senatorëve tani në rrugën e perëndimit dhe lojtarë që erdhën me parametër zero si Rabiot dhe Ramsey të cilët sigurisht nuk dhanë atë që shpresohej, por mbi të gjitha, nëse vërtetë do të bëhet Juve e Pirlos, duhet të gjejë burimet për të investuar në perspektiva të reja që i përgjigjen ideve të trajnerit të Juventusit. E jo e fundit, të kuptohet se si mund të dilet nga impakti i Ronaldos, duke marrë parasysh moshën dhe "koston" e portugezit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI