Flash

Psg kundër Barcelonës pa Neymar, Pochettino: "Nuk mendojmë për vajtjen, duam fitoren"

Lapsi.al 10 March 2021
Psg kundër Barcelonës pa Neymar, Pochettino: "Nuk mendojmë

"Ne nuk duhet të mendojmë për rezultatin e ndeshjes së parë. Duhet të përballemi me Barcelonën për të fituar nëse duam të kalojmë dhe kështu do të jetë nga minuta e parë." Trajneri i Psg, Mauricio Pochettino, nuk dëshiron një rënie të përqendrimit tek ekipi i tij pas ndeshjes së fituar 4-1 në transfertë. "Mënyra se si do ta fillojmë lojën është shumë e rëndësishme, si për ne ashtu edhe për Barcelonën. Ne duam të kualifikohemi duke fituar ndeshjen, duke ditur që ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner të madh si Ronald Koeman."

Për mungesën e Neymar në një sfidë të rëndësishme, argjentinasi është shprehur: "Ai nuk mund të luajë. Nuk është një vendim, është një fakt, një realitet. Ai punoi shumë për të qenë i gatshëm, jo vetëm për këtë ndeshje. I gjithë stafi e ndihmoi, shumë keq që nuk mundet sepse ishte shumë i motivuar për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivin në Champions League. Është një moment i vështirë për të, shpresoj se ai do të kthehet së shpejti", përfundoi Pochettino. Përveç Neymar, parisienëve do ti mungojë gjithashtu edhe Kean, pozitiv për Covid-19.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI