Flash

"Dhunë brutale seksuale": vendimi i Apelit detyron Robinhon të paguajë 60 mijë euro shqiptares

Lapsi.al 9 March 2021
"Dhunë brutale seksuale": vendimi i Apelit detyron Robinhon

Gjykata e Apelit e Milanos bëri të ditur arsyet e dënimit i cili në dhjetor konfirmoi dënimet me 9 vjet burg për Robinho dhe një mikun e tij, Ricardo Falco, për dhunë seksuale në grup kundër një vajze shqiptare, e cila në atë kohë, në 2013, ishte 23 vjeçare. Lojtari, i cili në atë kohë luante për Milan dhe "bashkëpunëtorët" e tij treguan "përbuzje të veçantë" për "viktimën që u poshtërua barbarisht".

Gjykata pranoi kërkesën e zëvendës prokurorit të Milanos Cuno Tarfusser për konfirmimin e dënimeve. Prokurori i përgjithshëm i cili kishte çmontuar në ndërhyrjen e tij katër këshillat teknike të prodhuara nga mbrojtja e Robinhos. "Situata e ilustruar - shkruajnë gjyqtarët - demonstron pa dyshim, sipas mendimit të Gjykatës, gjendjen e pavetëdijës totale të personit të dëmtuar". Përballë "kushteve të mira ekonomike" të Robinhos - shkruan Gjykata - ai nuk kishte ndërmend të bënte asnjë ofertë për kompensim, gjë që, edhe në perspektivën mbrojtëse të mungeses së perceptimit për mospajtimin, mund të kishte gjetur hapësirë".

Sipas hetimeve, braziliani dhe 4 bashkëpunëtorët e tij, në mbrëmjen e 22 janarit 2013, e bënë vajzën të pinte deri në pikën që humbi ndjenjat dhe më pas e përdhunuan atë në një gardërobë të një klubi nate në Milano, ku e reja kishte shkuar për të festuar ditëlindjen. Hipoteza e akuzës konfirmohet gjithashtu nga seksioni i parë penal i apelit. Të dy u dënuan gjithashtu të paguanin 60 mijë euro bashkërisht për viktimën, ndërsa Robinho, i cili nuk u arrestua kurrë për këtë çështje, mbetet në Brazil në pritje të një dënimi përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI