Flash

"Ja efektet e deklaratave të qaramanit": sulm frontal i drejtorit të Sevillas për Koeman

Lapsi.al 1 March 2021
"Ja efektet e deklaratave të qaramanit": sulm frontal i drejtorit

Barcelona rikthehet tek fitorja, pas një momenti të ndërlikuar, dhe e bën atë kundër një kundërshtari të nivelit. Të luash kundër Sevilla nuk është kurrë e lehtë dhe Blaugranat e dinë mirë, duke qenë se ata dolën të dërrmuar nga ndeshja e parë e gjysmëfinales së Copa del Rey. Ka shkuar padyshim më mirë në kampionat, falë Lionel Messi e Dembelè, autorët e dy golave me të cilët katalanasit rrëmbyen tre pikët në Andaluzi. Një fitore e rëndësishme, e cila lejon ekipin e Koeman të kalojë përkohësisht Real dhe të qëndrojë jo shumë larg kryesuesve të Atleticos. Megjithatë është dikush që nuk është dakord. Drejtorit Sportiv Monchi nuk i ka pëlqyer arbitrimi i ndeshjes.

Siç raportohet nga AS, ish-njeriu i merkatos i Romës është kapur nga kamerat Movistar ndërsa ankohej për arbitrimin e Hernandez Hernandez. Zemërimi i Monchi shpërtheu nga një e verdhë për Diego Carlos, të cilin drejtori andaluzian nuk e mori aspak mirë: "Ky është efekti i deklaratave tw qaramanit". Qaramani në fjalë, e panevojshme të thuhet, është Koeman, fajtor që shpesh ka theksuar se sa vendimet e gjyqtarëve kanë ndikuar negativisht në sezonin tashmë të komplikuar të Barcelonës. Një ... ankesë parandaluese, me pak fjalë, e cila sipas Monchi kishte efektin e saj në ndeshjen në Sanchez-Pizjuan. Hollandezi nga ana tjetër e dëgjoi mirë, ndërsa u kthye nga kundërshtari me një vështrim të fortë mosaprovimi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI