Flash

Kroacia i jep lamtumirën ikonës së Dinamo Zagreb e Rapid Vienne: luante në krah të ish-trajnerit të Kukësit

Lapsi.al 1 March 2021
Kroacia i jep lamtumirën ikonës së Dinamo Zagreb e Rapid Vienne:

Është ndarë nga jeta sulmuesi historik i Dinamo Zagreb dhe Rapid Vienna pas një sëmundje të shkurtër, por të rëndë. Kranjcar mori pjesë në ndeshjen e parë ndërkombëtare të Kroacisë kundër Shteteve të Bashkuara në tetor 1990 si kapiten. I lindur në Zagreb, Kranjcar, që u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare, kishte luajtur njëmbëdhjetë herë për Jugosllavinë përpara se të pagëzonte kombëtaren e re kroate. Sulmuesi gjithashtu kishte veshur fanellën e Rapid të Vjenës nga 1984 në 1990, duke shënuar 132 gola zyrtarë për bardhejeshilët dhe është, sipas Rapid, sulmuesi më prolifik në historinë e klubit. Në 1987 dhe 1988, klubi vjenez fitoi dy herë kampionatin me të dhe arriti në finalen e Kupës së Kupave në 1985. Shokët e tij të sulmit në atë kohë ishin Hans Krankl dhe Peter Pacult (ish-trajneri i Kukësit), trajneri i suksesshëm ishte Otto Baric, bashkatdhetari kroat i Kranjcar i cili vetë vdiq dhjetorin e kaluar për shkak të koronavirusit. Emri i tij është i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me Dinamo Zagreb, ku ai bëri hapat e tij të parë dhe koleksionoi 261 pjesëmarrjeje në kampionat, 28 në kupën Jugosllave dhe 18 në kupat e Evropës.

Si trajner, ai filloi karrierën e tij në Austri në kategoritë e ulëta në pankinën e SV Wienerfeld dhe Austria Klagenfurt. Me Kroacinë ai mori pjesë në Kupën e Botës 2006 si menaxher i ekipit. Kohët e fundit, Kranjcar punoi nga 2018 në 2019 si mbikëqyrës për përzgjedhjen iraniane nën 23 vjeç. Është kujdesur gjithashtu edhe për ekipin kombëtar të Malit të Zi. "Pusho në paqe, Zizo" është shkruar në një nekrologji të botuar nga Rapid, në të cilën klubi i shprehu ngushëllimet familjes në shenjë zie. Në kujtim të Kranjcar, Rapid do të luajë derbin e ardhshëm kundër Austria Vjenë të dielën me shenjën e zisë në krah. Siç raportohet sot nga gazeta "Jutarnji list", Kranjcar u shtrua në spital në Zadar dhjetë ditë më parë pasi shëndeti i tij u përkeqësua. Megjithëse ai u transferua shpejt në kryeqytet, mjekët nuk ishin më në gjendje t’i shpëtonin jetën.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI