Flash

Arrestohet Bartomeu: policia bllokon selinë e Barcelonës për Barçagate

Lapsi.al 1 March 2021
Arrestohet Bartomeu: policia bllokon selinë e Barcelonës për

Zyrtarët e 'Mossos d'Esquadra', policia rajonale e Katalonjës, kanë ushtruar një kontroll në selinë e Barcelonës për të hedhur dritë mbi Barçagate, hetimi sipas të cilit klubi blaugrana përdori një kompani të tretë për të diskredituar ata që kishin kundërshtuar në rrjetet sociale linjën e ish-presidentit Josep Maria Bartomeu, përfshirë lojtarë, të tillë si Messi, Xavi dhe Piqué. Policia, raporton shtypi spanjoll, ka sekuestruar materiale për të sqaruar çështjen. Ish-Presidenti Bartomeu u arrestua.

Sipas akuzave, drejtuesit blaugrana kanë ndërmarrë hapa për të diskredituar, duke kryer sulme të ashpra, këdo që ishte kthyer kundër tyre. Edhe një mit si Messi nuk mund t’i shpëtonte këtij trajtimi. Hetimi drejtohet nga gjyqtarja hetuese Alejandra Gil, e cila shtriu fshehtësinë procedurale në të gjitha dokumentet. Agjentët, ashtu si bënë korrikun e kaluar, u paraqitën pak pas orës 9 të mëngjesit në zyrat e Barcelonës në Camp Nou. Të gjithë punonjësve iu kërkua të linin vendet e tyre të punës dhe të dilnin në rrugë.

Gjatë operacionit janë ndaluar Oscar Grau, CEO i tanishëm i Barcelonës, Roman Gomez Ponti, kreu i shërbimeve ligjore të klubit dhe Jaume Mansferrer, i cili shfaqet si konsulent i Bartomeut. Përveç arrestimeve, siç ka mësuar Mundo Deportivo, disa drejtues të Barças janë izoluar ndërsa policia po kryen kontrolle. Bartomeu gjithmonë ka mohuar që kompania I3 Ventures, e punësuar për të kontrolluar rrjetet sociale, ishte për të diskredituar dikë, por sipas hetuesve që në shtatorin e kaluar kishte "prova të korrupsionit". Barcelona në fakt e kishte paguar kompaninë me një shifër shumë më të lartë se vlera normale për shërbimin e kërkuar, në këste prej 200 mijë eurosh për të shmangur kontrollet e transparencës të kryera brenda të njëjtit klub.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI