Flash

Rudina Hajdari: Të rinjtë do të dalin në sheshe edhe pse po u injektoni frikën

Lapsi.al 17 December 2020
Rudina Hajdari: Të rinjtë do të dalin në sheshe edhe pse po

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit ka shkruar disa arsye se pse të rinjtë dalin në sheshe e manifestojnë.

Sipas Hajdarit, të rinjtë dolën në shesh pasi janë të revoltuar nga politika që i quan ‘halabakë, kokëpalarë’. Ajo shtoi se ata do të dalin në sheshe edhe pse po u injektohet frika.

“Dua t’i marr këto 3 minuta për të folur pak për atë që ndodhi ditë më parë me të riun. Këto ditë kam shpenzuar kohën me protestat. Kam folur me të rinjtë shqiptarë. Se për çfarë i shtynte ata që të shkonin në festë. Ata ndiheshin se ai plumbi që kapi Rashën, mund ti kapte dhe ata. Ata të rinj që dolën në shesh ishin të revoltuar. Politika i quan të rinjtë halabakë, rrugeçër, kokëpalarë, si njerëzit që po e dëmtojnë këtë vend, janë këta që kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe që i kërkojnë votat e të rinjve. Këta njerëz që vijnë në parlament për të vjedhur dhe për të çuar këto lekë në koncesione. Si mos të revoltohet një i ri sot kur ëndërron që të bëhet trafikant droge në mënyrë që të dalë nga varfëria sot. Si mos të revoltohet një i ri kur prindërit nuk i çojnë sot në shkollë apo të blejnë libra. Si mos të revoltohet një i ri sot kur nuk ka asnjë perspektivë sot dhe nuk ka asnjë shans ku këtu mbizotëron nepotizmi, paraja. Si mund të mos revoltohet sot një i ri kur sheh si ju në këtë parlament që jetoni në vendet më luksoze, jetoni në kodrina, ikni me pushime kur të doni dhe bëni hare kur të doni. Se respektoni ligjin, s’keni marrë asgjë përsipër që të respektoni ligjin. Të rinjtë se kanë këtë shans. Atyre po iu thyhet kocka, jo nga policët, por ngaqë rrinë pas tyre. Se pranoni dot revoltën e të rinjve se pse dalin në sheshe. Ata do të vazhdojnë të dalin edhe pse ju doni që t’i injektoni frikën. Ata do të dalin, pasui ka ardhur momenti ku nuk mban më. Politikanët janë shndërruar në njerëzit më të urryer. Ju e keni bërë ndershmërinë një anti-vlerë duke mos i lejuar ata që të ecin përpara.”, tha Hajdari.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI