Flash

Euro dhe dollari shënojnë tendencë rënëse në tregun e brendshëm valutor

Lapsi.al 17 December 2020
Euro dhe dollari shënojnë tendencë rënëse në

Euro dhe dollari kanë shënuar tendencë rënëse gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor, ku më e fortë ishte tkurrja e monedhës së gjelbër. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.61 lekë, duke u ulur me 0.02 lekë në krahasim me ditën e mëparshme, duke zbritur në nivelin më të ulët që prej fillimit të muajit gusht. Euro është e dobët prej disa javësh në tregun vendas, ndonëse në tregjet ndërkombëtar ajo po këmbehet afër nivelit më të lartë në dy vjet e gjysmë kundrejt dollarit. Edhe gjatë ditës së sotme, euro në bursa arriti afër 1.22 dollarë, duke u rritur me 0.35%, niveli më i lartë që nga prilli 2018, pas shpresave për stimuj të mëtejshëm dhe programi shtesë të blerjeve të obligacioneve të Rezervës federale të SHBA-ve.

Ndonëse në rritje në bursa, në tregun e brendshëm euro shënoi ulje të lehtë. Ndërsa nënçmimi i dollarit, për shkak të mos rritjes së euro, ishte edhe më i fortë në tregun e brendshëm, duke zbritur në 131.36 lekë, me rënie prej 0.39 lekësh, niveli më i ulët nga marsi 2014. Aktorët e tregut pohojnë se dobësia e monedhës së përbashkët dhe dollarit lidhet me faktin që tregu nuk po arrin të tërheqë valutat, ndërsa oferta për to mbetet e larta dhe kërkesa është e ulët.

Burime nga banka e Shqipërisë pohojnë se këto kohë nuk ka pasur as veprime nga Ministria e Financave për shitjen e eurove dhe faktorët që kanë ndikuar lidhen me kërkesë ofertën në tregun e brendshëm.Për shkak të krizës ekonomike të krijuar nga pandemia kërkesa për valutë mbetet e ulët. Në kahun tjetër, këtë vit nuk ka as prenotime për pushime jashtë vendit, duke qenë një tjetër faktor që ka ndryshuar kërkesën. Sezonalisht fundi i vitit shoqërohej me një rënie të valutave, për shkak të rritjes së prurjeve të emigrantëve, por këtë vit ky faktor është i dobët, teksa Italia dhe Greqia ardhjet e emigrantëve janë të kufizuara për shkak të kufizimeve nga pandemia./MONITOR/

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të paraqiten me kthjellime. Por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat veriore dhe juglindore të S...

07:20

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI