Shokët e Klodian Rashës kanë deklaruar 25-vjeçari nuk ka qenë i armatosur në momentin që ka ndodhur vrasja.Sipas shokëve i riu doli nga banesa jashtë orarit të lejuar për të blerë një paketë cigare. Njëri nga shokët theksoi se 25-vjeçari nuk ka qenë person me rrezikshmëri dhe gëzonte respektin e të gjithëve.
Ndërsa një tjetër mik i viktimës deklaroi se 25-vjeçari ka qenë person që i urrente armët dhe se gjithë ngjarja ka qenë një skemë e policisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i "Shqiponjave".