Dy lokale janë shkrumbuar nga flakët gjatë natës në Shkodër. Zjarri që ka përfshirë 2 lokalet e katit të parë, është përhapur duke bërë që të marrë flakë edhe e gjithë fasada e jashtme e pallatit.
[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Video-2020-12-09-at-08.54.14-1-online-video-cutter.com_.mp4"][/video]
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Në flakë është përfshirë edhe ashensori i pallatit por fatmirësisht nuk ka dëme në banesa.
Dëmtime kanë pësuar edhe grilat e dritareve të banesave në katet e mësipërme.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Video-2020-12-09-at-08.54.14.mp4"][/video]
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Video-2020-12-09-at-08.54.15.mp4"][/video]