Efektivi i policisë që qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Klodian Rasha është arrestuar. Ai dyshohet se e qëlloi 25 vjeçarin në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.
https://lapsi.al/2020/12/08/fotou-qellua-nga-efektivi-i-policise-ky-eshte-eshte-i-riu-qe-humbi-jeten/
Punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të ndalonte, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ai e ka qëlluar. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”. Sipas policisë, në vendngjarje u sekuestrua pistoleta dhe krëhër me fishekë. Punonjësi i policisë akuzohet për "Vrasje ne kushtet e kapërcimit të mbrojtjes se nevojshme". Efektivi i policisë ka tre jave që ishte bërë pjesë e sektorit "Shqiponja".Me pare ai ka sherbyer si polic patrulle ne disa komisariate ne Tiranë.