Flash

Rakacolli: Vaksina do të vijë në Shqipëri njësoj me vendet e tjera që janë pjesë e aleancës Covax

Lapsi.al 8 December 2020
Rakacolli: Vaksina do të vijë në Shqipëri njësoj me

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se vaksina kundër COVID-19 do të vijë në Shqipëri njësoj me vendet e tjera që janë pjesë e aleancës Covax.

Rakacolli shtoi se qeveria është edhe në përpjekje me vendet e tjera të BE për sigurimin e kësaj vaksine sapo ajo të dalë.

“Kemi bërë pagesën e plotë që është kërkuar për të qenë në atë që quhet dritarja e parë e shpërndarjes së vaksinës. Në momentin kur vaksina që është pjesë e aleancës covax do të aprovohet dhe e ne jemi në dritaren e parë. Nuk janë të gjitha vendet në dritaren e parë.

Ne do ta marrim në të njëjtën kohë kur ta marrin vendet e tjera që janë pjesë e kësaj aleancë.

Qeveria është edhe në përpjekje për të siguruar nëse do të ketë një vaksinë që do të dalë më parë në vendet e tjera të BE. Pra është një prioritet i qeverisë dhe unë besoj që kjo vaksinë do të jetë në të njëjtën kohë që do të jetë me vendet e tjera”, tha Rakacolli.

Të këshilluara

Makinat aksidentojnë një motor në Durrës

Një aksident është regjistruar sot në Durrës, ku janë shkaktuar dëme materiale. Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore te mbikalimi i pasagjerëve në portin e Durrësi...

12:38

Humb betejën me COVID-19 mjeku nga Vlora

Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. 50-vjeçari ishte i shtruar prej 2 javësh në Tiranë, pa mundur të fitonte betejën me virusin...

11:59

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme mbizoterojne motin në vendin tonë gjatë orëve të para të ditës, ndërsa ndonjë shi i iz...

07:32

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI