Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Pas vrasjes së 25-vjeçarit, reagon Lleshaj: Të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave

Lapsi.al 9 December 2020
Pas vrasjes së 25-vjeçarit, reagon Lleshaj: Të gjithë

Pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shprehet se të gjithë kanë nevojë të mësojnë rreth rrethanave të ngjarjes dhe se situata duhet qartësuar.

Ai iu bën thirrje autoriteteve përgjegjëse ligjore të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë

"Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë", shkruan Lleshaj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Vendi ynë do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të diktojë reshje shiu mesatare dhe intensive në vendin tonë gjatë gjithë ditës. Në nj...

07:27

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI