Protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara ambienteve të kryeministrisë duke protestuar pas vrasjes së efektivit të policisë Klodian Rasha.
Situata është tensionuar mes protestuesve, por edhe ndaj policisë. Disa dhjetëra prej tyre janë dyndur pas dyreve të kryeministrisë, duke uzurpuar dyert e saj.
Nën thirrjet “Unë jam Klodiani” dhe “Duam drejtësi”, të rinjtë kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, madje dhe dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.