Flash

Përplasja me armë në Elbasan, çfarë masash kërkon prokuroria

Lapsi.al 27 November 2020
Përplasja me armë në Elbasan, çfarë masash

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Elvis Koçi Çaushllari, Feliks Filaj dhe Ersi Çekani.

Gjithashtu mësohet se është kërkuar edhe masa “Arrest me burg në mungesë” për 3 personat e tjerë të përfshirë në konfliktin me armë të ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Mësohet se te 3 të ndaluarit pritet të dalin përpara gjykatës së Elbasanit ditën e diel.

Rivaliteti mes grupeve dyshohet se është arsyeja pas shkëmbimit të zjarrit që u shënua në Elbasan mesditën e së mërkurës.Një nga protagonistët ishte Elvis Koçi (Çaushllari) i njohur në qytet si “Vis korçari”, i cili mbeti i plagosur dhe u vu në pranga në spital. Në krahun tjetër policia thotë se qëndronte Migert Qosja, një 25 vjeçar, banues po në Elbasan.

Sipas Policisë ata fillimisht janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë shkëmbyer zjarr nga makinat që drejtonin.

Ervis Çaushllari i njohur me nofkën “Vis korçari”, dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal në Elbasan dhe i dyshuar për përfshirje në disa ngjarje kriminale, por që kanë mbetur të paprovuara në gjykatë.

Të këshilluara

Covid i merr jetën artistes Lumturi Blloshmi

Koronavirusi nuk po kursen askënd. Sot është mësuar se Covid-19 i ka marrë jetën artistes së njohur shqiptare, Lumturi Blloshmi. Ajo kishte disa ditë që ishte s...

15:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI