Flash

Parashikimi i motit për fundjavën: Mbërrin dimri dhe temperaturat me minus

Lapsi.al 27 November 2020
Parashikimi i motit për fundjavën: Mbërrin dimri dhe temperaturat

Dimri duket se mberrin nesër edhe pse zyrtarisht jemi ende në vjeshtë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për fundjavën e 28-29 nëntorit. Në disa qytete shihen temperature me minus.

"Ditën e shtunë moti në vend do të nisë i kthjellët, por gradualisht prej mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim në jugperëndim.

Më tej, do të shtrihen drejt lindjes. Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina.

Era do të fryjë juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 ballë.

Ditën e diel në vend do të mbizotërojë moti i vranët me intervale të shkurtëra me diell. Prej orëve të mesditës, do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Në jug, do të fitojnë intensitet deri mesatar. Në zonat malore dëborë e dobët mbi 1500m, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e dëborës do të përfshijnë lartësitë mbi 900m në verilindje.

E pranishme do të bëhet mjegulla e mjegullina në lugina. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe hera herës e vrullshme, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë:" 

Image

Image

Të këshilluara

Digjet makina gjatë natës në Vlorë

Një automjet Nissan u dogj natën që lamë pas në Vlorë Makina ishte në pronësi të shefit të paraburgimit të Policisë Vlorë, Feim Alisinanit. Kamerat e  sig...

08:47

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI