Flash

Policia vendos mbi 700 gjoba për personat që nuk mbanin maskë (VIDEO)

Lapsi.al 27 November 2020
Policia vendos mbi 700 gjoba për personat që nuk mbanin maskë

Policia ka gjobitur 729 qytetarë të tjerë me nga 3 mijë lekë të reja për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

7 prej qytetarëve të gjobitur janë shoqëruar në komisariat pasi nuk kishin mjet identifikimi ose nuk e tregonin.

Bie në sy se sërish Policia nuk ka gjobitur asnjë për orën policore duke lënë të nënkuptohet se qytetarët e respektojnë rreptësisht 8 orarëshin e ”shtetrrethimit”.

Çfarë thotë policia 

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 729 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 729 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Të këshilluara

Digjet makina gjatë natës në Vlorë

Një automjet Nissan u dogj natën që lamë pas në Vlorë Makina ishte në pronësi të shefit të paraburgimit të Policisë Vlorë, Feim Alisinanit. Kamerat e  sig...

08:47

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI