Flash

Manastirliu: Kemi paguar për 570 mijë vaksina anti-covid, por nuk e dimë kur do vijnë

Lapsi.al 26 November 2020
Manastirliu: Kemi paguar për 570 mijë vaksina anti-covid, por nuk e

Ministrja Ogerta Manastirliu thotë se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksina për 570 mijë qytetarë, ose 20% e popullatës. Por ndryshe nga vendet e BE apo rajonit, që tashmë kanë pak a shumë të qartë kohën kur do të nisë vaksinimi, ministrja nuk jep asnjë afat të qartë.

“Qeveria shqiptare ka parapaguar për 570 mijë qytetarë, 20% të popullatës dozat e vaksinës përmes instrumentit të Covax. Covax përfshin 10 kompani që punojnë opër prodhimin e vaksinës. Duke bërë parapagimin Shqipëria ka hyrë në kandidatët pontencialë për vaksinën”, - tha Manstirliu në emisionin Opinion duke shtuar se më shumë informacione do të ketë në nisje të muajit dhjetor.

Ministrja tha se Shqipëria ka të drejtë të shohë edhe oferta të tjera ose të largohet nga bashkëpunimi me Covax. Të parët që do të vaksinohen janë grupet e rrezikut.

“Të parët që do të targetohen nga vaksina janë grupet e riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët. Ekspertët kanë vendosur që fillohet me 20%”, - tha Manastirliu, ndërsa pohoi se vaksina do të jetë falas dhe nuk është e detyrueshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në aksin Korçë – Kapshticë

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë – Kapshticë, në afërsi të urës së Zemblakut. Mjeti doli nga rruga dhe u përplas me një bordurë sipas informacioneve parap...

17:56

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI