Flash

Manastirliu: Kush fyen mjekët do të përballet me të gjithë shqipëtarët

Lapsi.al 26 November 2020
Manastirliu: Kush fyen mjekët do të përballet me të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli sot në Kuvend për vështirësinë e mëdha të shkaktuara nga pandemia e COVID-19 duke u përlotur gjatë fjalës së saj.

Ajo shtoi se politika nuk duhet të përdorë punën e mjekëve dhe pranoi se gjatë menaxhimit të përballjes me pandeminë e COVID-19 janë shfaqur problematika.

“Askush nga politikanët të mos guxojë të fyejë mjekët dhe të dalin e të bëjnë politikë me punën e tyre, sepse mjekët janë aseti ynë më i çmuar. Kush guxon të prekë mjekët do të përballet me të gjithë shqiptarët, të cilët vlerësojnë punën. Vetëm përmes punës ne do të arrijmë të bëjmë Shqipërinë që duam. Edhe pse kemi një vit që na është vrarë zemra, një vit në vështirësi me dy fatkeqësi të mëdha, ne do të përballemi. Kushdo mund ta vuajë nga ju, më besoni unë e vuaj shumë e më shumë, sepse kam një përgjegjësi, që është një nder për mua, që m’u besua e po më besohet të drejtoj sistemin shëndetësor shqiptar, por krenaria ime dhe inspirimi im janë punonjësit e shëndetësisë.

Janë ato stafe që nuk po reshtin së shërbyer 24/7. Patjetër që ka problematika, por kush ka thënë që jemi perfektë? Patjetër që ka shumë probleme, por nëse do të ishim 7 vite më parë, aty do të ishte katastrofa. Falënderoj ata deputetë të opozitës për atë që kanë bërë në këtë kohë, për t’u bashkuar, sepse kjo kohë për këtë ka nevojë. Patjetër që ka problematika, që ka vonesa me tamponët, sepse ka shumë fluks. Por ne po punojmë për të tejkaluar cdo sfidë. Kush mendon se është e lehtë, o nuk ka punuar ndonjëherë, ose thjesht e sheh nga jashtë si spektator”, tha Manastirliu.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Dita e sotme do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat...

07:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI