Sot bëhet 1 vit nga tërmeti tragjik 6.4 ballë i nëntor të vitit të kaluar i cili shoi 51 jetë dhe la në qiell të hapur mijëra familje. Ndonëse ka kaluar një vit i plotë shumë familjarë ende vuajnë pasojat e humbjeve të mëdha qoftë në jetë por qoftë edhe në shtëpitë e tyre që u rrafshuan përdhe.
Tërmeti shkaktoi shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit. Përveç 51 viktimave, qindra mbetën të plagosur në Durrës, Kurbin, Tiranë e Lezhë. Një vit më pas, vetëm disa shtëpi janë rindërtuar dhe shumë të tjera janë ende në pritje, duke mos i ofruar as këtë dimër një shtrat të ngrohtë shumë familjeve që dridhja e fuqishme e tokës u mori gjithçka kishin.