Flash

Basha: Dje Rama deklaroi se nuk duhen mbyllur shkollat dhe sot u tërhoq, ka humbur kontrollin ndaj pandemisë

Lapsi.al 25 November 2020
Basha: Dje Rama deklaroi se nuk duhen mbyllur shkollat dhe sot u tërhoq, ka

Kryedemokrati Lulzim Basha komenton sjelljet e kryeministrit Rama, duke nënvizuar se një ditë më parë kreu i qeverisë tha që shkollat nuk duhen mbyllur ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të tyre. Basha shton se Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe nuk di më se çfarë të bëjë.

"Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse "fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus". Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!", shkruan Basha në Twitter.

Të këshilluara

Osmani: Do të shfuqizohen vendimet e Thaçit

Vjosa Osmani, presidentja në detyrë e Kosovës ka thënë të mërkurën se do të shfuqizojë dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që sipas saj janë në...

13:21

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI