Flash

Meta: U përpoqa të shkëputesha nga politika në vitin 1992

Lapsi.al 25 November 2020
Meta: U përpoqa të shkëputesha nga politika në vitin 1992

Presidenti Ilir Meta i ftuar në forumin “Biseda për tranzicionin” ka zbuluar detaje nga e shkuara e tij dhe hapat e parë në politikë.

Meta thotë se qëllimi i tij ishte të ecte më tej me formimin si ekonomist, akademik dhe madje pas ’92 bëri përpjekje për t’u shkëputur nga politika.

Ai vetë thekson se në PS u kishte thënë se do largohej për të vijuar shkollën, por me humor më pas tha se ‘’kur hyn në valle, s’del dot’’.

"Më ’93, ishte populli i Skraparit i vetmi që votoi majtas. Më ndihmoi të bëhem më popullor, dhe më pas me burgosjen e Fatos Nanos, u bëra nënkryetar i PS, kjo më dha më shumë fizibilitet, dhe mundësi për të qenë më aktiv. Ajo që dua të bëj me dije, s’kam pasur ndërmend të bëhem politikan apo President. Qëllimi im ishte të ecja më tej me formimin si ekonomist, formimin akademik madje edhe një përpjekje pas ’92, kur u bëra dhe deputeti më i ri, bëra përpjekje për t’u larguar. Dhe kjo ishte kontrata ime me PS pasi nuk pranonte njeri të kandidonte aty. Kisha qëllim të bëja shkollën, por kur hyn në valle s’del dot më. Dhe ja ku jemi", tha Meta.

Të këshilluara

Osmani: Do të shfuqizohen vendimet e Thaçit

Vjosa Osmani, presidentja në detyrë e Kosovës ka thënë të mërkurën se do të shfuqizojë dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që sipas saj janë në...

13:21

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI