Flash

Kosovë/ 704 raste të reja me COVID-19 dhe 9 humbje jete

Lapsi.al 25 November 2020
Kosovë/ 704 raste të reja me COVID-19 dhe 9 humbje jete

Vijojnë shifrat e larta të të infektuarve me Covid-19 në Kosovë.

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 704 raste të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 1651 testime.

"Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste", shkruan IKSHPK.

Të këshilluara

Osmani: Do të shfuqizohen vendimet e Thaçit

Vjosa Osmani, presidentja në detyrë e Kosovës ka thënë të mërkurën se do të shfuqizojë dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që sipas saj janë në...

13:21

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI