Flash

Siç paralajmëroi, Osmani shfuqizon dekretet për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

Lapsi.al 26 November 2020
Siç paralajmëroi, Osmani shfuqizon dekretet për konsujt në

Presidentja në Detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në: Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë. Këto dekrete ishin nënshkruar nga ish-presidenti, Hashim Thaçi.

“Për tri rastet e para (Pragë, Lubjanë, Shkup), bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte pëlqim nga shteti pritës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Osmani këtë vendim e kishte paralajmëruar më herët gjatë ditës së mërkurë pasi u raportua emërimi i Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë. Vota e Haxhi Shalës ka qenë vendimtare në votimin e Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti. Emërimi i Flakron Shalës në këtë pozitë ishte kundërshtuar edhe nga shoqëria civile në Kosovë. Të shkarkuarit e tjerë janë: Blendi Kilaj në Lubjanë, Lindon Kqira në Shkup dhe Halim Krasniqi në Tiranë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Dita e sotme do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat...

07:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI