Flash

Basha: Rama po e lufton pandeminë pa një plan

Lapsi.al 25 November 2020
Basha: Rama po e lufton pandeminë pa një plan

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e sotme, ka pritur në selinë blu kryetarin e Komunës Dibër e Madhe (Maqedonia e Veriut), Dr. Hekuran Duka.

Basha u shpreh se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Dibrës së Madhe dhe Tiranës, Shqipërisë, ku prioritet mbetet përfundimi i Rrugës së Arbrit.

I gjendur përballë faktit se sot Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit mbylljen e pjesshme të shkollave në 1 dhjetor, Basha tha se ky vendim është pasojë e faktit se qeveria nuk ka një plan dhe pa një të tillë nuk mund të menaxhohet një pandemi.

I pyetur nëse ky mund të ishte një reflektim i mundshëm i qeverisë, Basha theksoi se refuzimi dhe tallja kanë qenë përgjigja e vetme nga kryeministri Rama përballë planit që PD ka ofruar që prej marsit.

Ndërsa shtoi se “njerëzit janë bërë falsin me vete për shkak të gjendjes së të afërmve dhe shpenzimeve të larta”.

"E mirëpres reflektimin, por nuk jam këtu të marrë meritat. Sot roli im është të kursej jetë njerëzish, shëndetin e njerëzve nëse merren vendimet e duhura në kohën e duhur.

Unë nuk marrë përsipër të bëj komente të marrë përgjegjësinë e ekspertëve. Fakti që ai dje tha shkollat nuk janë vatër infeksioni dhe sot vendos mbyllje të pjesshme, ky aspekt është i rëndësishëm për të kuptuar se nuk ka plan dhe një pandemi nuk luftohet pa plan.

Njerëzit janë bërë falsin me vete për shkak të gjendjes së të afërmve dhe shpenzimeve të larta. Refuzimi dhe tallja kanë qenë përgjigja e vetme e qeverisë përballë planit që PD ka ofruar që prej marsit", shprehet Basha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI