Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi, ka humbur betejën me Covid-19 në moshën 66 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar njësia vendosure e kujdesit shëndetësor Gramsh me anë të një postimi në rrjete sociale. Në postim theksohet se karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues do të mbetet i vlerësuar ndër breza.
"Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve, kolegëve dhe miqve të shumtë”, shkruhet në postim.