Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Çmimi/ Sa lekë do të kushtojë një vaksinë kundër Covid

Lapsi.al 11 November 2020
Çmimi/ Sa lekë do të kushtojë një vaksinë

Shqipëria është pjesë e platformës Gavi, që ka një marrëveshje për të marrë një sasi vaksinash që do të prodhohen nga BionTech dhe Pfizer. Por sipas kësaj marrëveshjeje, vaksian do të jetë e disponueshme për vetëm 20% të popullsisë. Pritet që autoritetet të përcaktojnë shtresat që do të përfitojnë të parat nga vaksina kundër Covid.

Reuters raporton se ditën e sotme Bashkimi Europian njoftoi se kishte siguruar deri në 300 milion doza të vaksinës.

Sipas kushteve të marrëveshjes, 27 vende evropiane mund të blejnë 200 milion vaksina tani dhe të kenë mundësi të blejnë 100 milion të tjerë më vonë.

BE do të paguajë më pak se 19.50 dollarë për vaksinë, i tha Reuters një zyrtar i lartë i BE i cili foli me prodhuesit e vaksinave, duke shtuar se çmimi pjesërisht pasqyron mbështetjen financiare nga BE dhe Gjermania për zhvillim. Rezulton se çmimi në BE do të jetë pak më i lartë se 2 mijë lekë. Kryeministri Rama tha se vaksina do të shpërndahet falas, por duke qenë se numri i vaksinave do të jetë i kufizuar mbetet për t'u parë se si do të menaxhohet shpërndarja e saj.

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndierë para pak minutash në kryeqytet. Sipas faqes së regjistrimit të tërmeteve, EMSC, tërmeti ka rënë në Maqedoni të Veriut dhe është ndj...

15:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI