Flash

Të dhënat janë të rreme/ Arben Gjata: Të sëmurët me covid janë dhjetë herë më shumë!

Lapsi.al 11 November 2020
Të dhënat janë të rreme/ Arben Gjata: Të

Gjithnjë është thënë që shifrat e pandemisë janë shumë më të larta se sa raportohet nga autoritetet. Arsyet janë të shumta, që nga kapacitetet e ulta të aftësive për të kryer testime, deri te tendenca për të mos përhapur panik dhe për të shitur si sukses menaxhimin e pandemisë. Por tashmë që të vdekurit po shtohen dita-ditës, autoritetet e pranojnë publikisht se shifrat reale janë shumë herë më të larta se sa raportohet. Kryetari i Task-Forcës antiCovid, Arben Gjata thotë se të infektuarit dhe të sëmurët janë dhjetëra herë më shumë.

“Duke nisur nga fakti që disa kanë frikë të kryejnë tampon, disa kryejnë vetëm skaner pulmoni dhe disa të tjerë nuk tregojnë se janë të infektuar. Nisur edhe nga raportimet ndërkombëtare, numri i të infektuarve dhe të sëmurëve është dhjetëfish më shumë se ato që raportohen” ka thënë Gjata në një intervistë për TvKlan.

I pyetur se sa do ndikojë orari i mbylljes prej orës 22:00, Gjata thotë: “Nëse do ishte për mendimin tim personal, unë do isha për mbyllje për një orar më herët, por vendimi u mor nga Komiteti Teknik, i cili është i përbërë nga ekspertë dhe që kanë dalë në konkluzion në bazë të të dhënave që kanë në terren”.

 

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndierë para pak minutash në kryeqytet. Sipas faqes së regjistrimit të tërmeteve, EMSC, tërmeti ka rënë në Maqedoni të Veriut dhe është ndj...

15:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI