Flash

Shqipëri/ 507 raste të reja me COVID-19 dhe 11 jetë të humbura

Lapsi.al 11 November 2020
Shqipëri/ 507 raste të reja me COVID-19 dhe 11 jetë të

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit numri i personave që janë testuar pozitivë me COVID-19 është 507, ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë.

Betejën me COVID-19 e kanë fituar gjatë këtyre orëve 140 qytetarë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime të kryera për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 507 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

Një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (11 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                  507

Të shëruar ne 24 orë                140

Të shtruar në spitale               363

Humbje jete në 24 orë                    11

Testime ditore                         2384

 

Testime totale                146,188

Raste pozitive               25,801

Raste të shëruara          12,493

Raste Aktive                  12,718

Humbje jete                     590

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         6229

Durrës                 1094

Fier                      971

Korçë           776

Shkodër        742

Elbasan        650

Lezhë           559

Vlorë               559

Berat               378

Kukës            306

Gjirokastër    330

Dibër                 124

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndierë para pak minutash në kryeqytet. Sipas faqes së regjistrimit të tërmeteve, EMSC, tërmeti ka rënë në Maqedoni të Veriut dhe është ndj...

15:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI