Flash

Karrierë në Rilindje/ Toni Gogu emërohet Prefekt i Tiranës

Lapsi.al 11 November 2020
Karrierë në Rilindje/ Toni Gogu emërohet Prefekt i Tiranës

Toni Gogu do të jetë prefekti i ri i qarkut të Tiranës. Gogu ose siç njihet ndryshe Pastor Genti është pastori protestant që martoi Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Ai ka mbajtur pozicionin e Kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ish prefektja, Suzana Jahollari është liruar tashmë nga detyra dhe Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të dy në mbledhjen e sotme.

Gogu ka qenë edhe zv/ministër i Drejtësisë.

VENDIMI NGA KËSHILLI I MINISTRAVE

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Toni Gogu emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndierë para pak minutash në kryeqytet. Sipas faqes së regjistrimit të tërmeteve, EMSC, tërmeti ka rënë në Maqedoni të Veriut dhe është ndj...

15:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI