Ministrja e Financave Anila Denaj ka rezultuar pozitive me COVID. Ajo njoftoi me anë të një postimi në Facebook se aktualisht është karantinuar në shtëpi duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
"Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes" shkruan Denaj.