Flash

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Shi, stuhi e ulje temperaturash

Lapsi.al 25 October 2020
Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Shi, stuhi e ulje

Java e ardhshme do të karakterizohet nga reshjet e shiut.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë shtrëngata shoqëruara me stuhi. Mesjava duket se do të jetë më e ngarkuar me reshje.

Parashikimi 

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore të vendit deri në mesditë.

Dita e martë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim  të vendit. Në mbrëmje reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultesirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten  prezente të herëpashershme por humbasin intensitet.

Dita e enjte dhe e premte parashikohet  të kenë  mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24 orëshit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI