Flash

Ngrihen sërish në protestë banorët e fshatrave që preken nga ndërtimi i HEC-ve në Zall-Gjoçaj

Lapsi.al 25 October 2020
Ngrihen sërish në protestë banorët e fshatrave që

Prej më shumë se dy vitesh ka nisur ndërtimi i dy hidrocentraleve “Zajs” dhe “Sekë” të cilët do të ushqehen nga uji i dy lumejve Urakë që rrjedh nga Kurbnesh dhe Flim që rrjedh nga parku kombëtarë i Zall-Gjoçajt. Zona e Zall-Gjoçajt është shpallur park kombëtarë i kategorisë II-të me V.K.M. nr. 102 datë 15 janarë 1966 me një sipërfaqe pyjore të mbrojtur prej 150 ha. pas viteve ’90 ky park kombëtarë është zgjeruar duke u bërë pjesë integrale e parkut kombëtarë të Lurës.

Që në fillim të vitit 2018 banorët e zonës së Selitës që preken nga ndërtimi i hidrocentraleve “Zajs” dhe “Sekë”, nga shfrztëzimi i ujrave të lumehve Urakë dhe Flim kane protestuar disa herë, në Kurbnesh, Zall-Gjoçaj dhe Tiranë disa herë. Përshkallzimi i protestave detyroj ministren e Infrastrukturës dhe Enegjitikës znj. Belinda Balluku që të ulej dhe të bisedonte me banorët e zonës së Selitës. Në atë takim u premtua që nuk do të ketë dëmtime nga ndërtimi i hidrocentrale në fjalë, po ashtu u premtua që do të anullohej ndërtimi i dy hidrocentraleve mbi lumin Urakë në Kurbnesh “Paulin 1” dhe “Paulin 2”. ndonëse nga zonja Ministre u premtuan shumë gjëra, ndërtimi i hidrocentrale “Zajs” dhe “Sekë” thanë të gjiha burimet e shumë fshatrave të zonës duke i lënë jo vetëm pa ujë vaditës, por edhe pa atë të pishëm.

Banorët e zonës që preken nga ndërtimi i hidocentraleve që lagen nga lumi Flim i kane përshkallzuar protestat vitin e kaluar duke i detyruar firmat e ndërtimit që t’i ndërpresin punimet. Banorët protestues ngritën një çadër ku bënin roje për të mos lënë firmat ndërtuese që të rifillonin punimet, kjo çadër u pagëyua me emrin “Çadra e Lirisë” e cila ndodhët aty edhe sot e kësaj dite. më ardhjen e pandemisë COVID-19 dhe ngujimin e vendit në karantinë, firmat ndërtuese të hidrocentraleve shfrytëzuan rastin dhe rifilluan punimet të cilat tashmë po shkojnë drejt fundit.

Banorët që dëmtohen nga ndërtimi i hidrocentraleve që do të ushqehen nga burimët e Zall-Gjoçajt të shtunën u mblodhën në një protestë sensibilizuese. Në këtë protestë morën pjesë shumë banorë të zonës që banojnë aty dhe ata që banojnë në Tiranë e qytete të tjera. Kësaj proteste j’u bashkua edhe ambientalisti prof. Sazan Guri, inxhinierë pyjesh dhe mjaft intelektualë të tjerë të njohur.

Banorët e zonës që dëmtohen nga ndërtimi i hidrocentraleve “Zajs” dhe “Sekë” çështjen e kane dërguar në gjykatë ku tani në nëntor presin që të nisë gjykimi i sajë në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Banorët e zonave që dëmtohen nga ndërtimi i hidrocentraleve në zonën e Selitës kërkojnë nga qeveria ose ndërprerjen e punimeve, ose kompensimin e dëmve dhe një marrveshje ku garant të futet qeveria për shfrytëzimin e ujrave për vadithe në verë dhe për ujë të pishëm gjatë gjithë kohës.

Për hapjen e kanaleve ku do të instalohen tubat që shërbejnë për marrjen e ujit të Zallit të Gjoçajve, ndërtuesit përdorin lëndë plasëse, por nuk kane marrë asnjë masë të sigurimit teknik sipas ligjeve dhe rregulloreve. aty nuk jan vendosur fare tabela paraljamëruese, madje dhe as roje ,donëse ajo zonë ku vijojnë punimet është e banuar. Aty lëvizin banorët, femijë, gra, pleq për punët e tyre. Përveç banorve aty ka blegtori, si të imta dhe gjedhë dhe që të gjithë jan të rrezikuar nga shpërthimet e lëndëve plasëse.

Tani që jane hapur rrugët automobilistike ka gjasa që shumë shpejtë të nisë edhe shfrytezimi i pyjeve që deri tani kane shpëtuar. Kjo zonë rrezikohet që të pësojë fatin e Parkut kombëtarë të Lurës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI