Flash

Paloka për Veliajn: Vemjes i shpëton goja, zbulon planin e shefit për "partitë e djathta"

Lapsi.al 24 October 2020
Paloka për Veliajn: Vemjes i shpëton goja, zbulon planin e shefit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një pjesë nga fjalimi i kryebashkiakut të Tiranës, ku sipas tij Erion Veliaj po nxjerr zbuluar “planin e shefit për ‘partitë e djathta’ qe do krijohen”.

“Ne e kemi këtë betejë shumë të rëndësishme. Është hera e parë që PS futet në betejë e bashkuar. Ku nuk del dot asnjë parti tjetër për të sfiduar Partinë Socialiste të Shqipërisë. Kjo është hera e parë që pala tjetër del e përçarë në pesë parti. Do ti numëroni gjatë ditëve që vijnë do ti numëroni. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre, jo më të qeverisin shtëpitë tona”, shprehet Veliaj.

Sipas Palokës, ato që do krijohen nuk janë parti të dala nga PD, por janë parti që kryeministri Edi Rama, i ka krijuar i tmerruar nga humbja.

Postimi i plotë:

Degjojeni vemjen si i shpeton goja dhe nxjerr zbuluar planin e shefit per “partite e djathta” qe do krijohen… Nuk janë parti të dala nga PD, janë parti që i ka krijuar Rama i tmerruar nga humbja! Pleh ky e pleh ata qe vihen ne sherbim te ketij…Ne nje kosh do perfundojne!

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI