Flash

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: Ndërhyni dhe sigurojuni pagat e prapambetura të naftëtarëve

Lapsi.al 24 October 2020
Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: Ndërhyni dhe

Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të ndërhyjë për grevën e naftëtarëve. Sindikatat që përfaqësojnë miliona punëtorë të sektorëve e minierave, energjisë dhe manifakturës thonë se situata në Ballsh është e papranueshme, dhe qeveria duhe të ndërhyjë në menaxhimin e rafinerisë duke u siguruar naftëtarëve pagat që u takojnë. Ato shprehin besim se Rama do e mbajë fjalën dhe do shkojë të negociojë me naftëtarët.

Prej nëntorit të 2018 naftëtarët nuk marrin pagat për punën në rafineri, teksa duket se kësaj radhe ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund. Fillimisht burrat rezistuan për 18 ditë, kurse tashmë gratë kanë hyrë në ditën e 10-të. Ato i kanë propozuar kryeministrit grup negociatorm kurse ky i fundit i ka vendosur kusht që të ndalojnë grevën dhe më pas të nisin negociatat.

STATUSI NGA SINDIKATA E NAFTËTARËVE TË BASHKUAR

Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve. Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme.

Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!

Të këshilluara

5 arsyet pse duhet të flini pa pizhama

Sipas një sondazhi, njerëzit që flenë më pak, kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme me peshën e tepërt, kanë tendencë të jenë më pak aktivë dhe në përgjithës...

22:18

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI