Flash

U la jashtë listës së kandidatëve të PD, reagon Ervin Salianji

Lapsi.al 23 October 2020
U la jashtë listës së kandidatëve të PD, reagon Ervin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinaji ka reaguar pas lënies jashtë listave të kandidatëve të PD për zgjedhjet e ardhshme. Në një postim në Facebook ai thotë se ka sakrifikuar dhe është investuar fort për betejën opozitare, por nuk bën ndonjë kritikë për procesin.

“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .

Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetarëve. 

Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues. #ditëmëtëmira” – shkruan Salianji. ©LAPSI.al

Të këshilluara

5 arsyet pse duhet të flini pa pizhama

Sipas një sondazhi, njerëzit që flenë më pak, kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme me peshën e tepërt, kanë tendencë të jenë më pak aktivë dhe në përgjithës...

22:18

Astrit Patozi: SPAK-u, si dordolec

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi thotë se të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u, edhe pse ai ngjan të jetë në gjumë, ose në rastin më të mirë, duke u...

21:09

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI