Flash

Rama dhe Meta përplasen edhe për nënshtetësinë e futbollistit të Tiranës

Lapsi.al 23 October 2020
Rama dhe Meta përplasen edhe për nënshtetësinë e

Kryeministri Edi Rama i dërgon një tjetër mesazh Presidentit Meta lidhur me dhënien e nënshtetësive. Sipas Ramës, futbollisti afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, ka qenë marrë i pandehur nga Prokuroria në kohën kur Presidenti Ilir Meta i dha nënshtetësinë shqiptare. Në statusin e tij në Tëitter, Rama thotë se ai dhe Meta të dy bashkë i kanë bërë gol me kokë drejtësisë.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!” – shkruan Rama.

Nuk ka vonuar përgjigjja e zëdhënësit të presidentit të Republikës.

“Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana⚪?, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si "terroristë".

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu⚪? nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë. Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës⚪?, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për "terroristin" bardhë e blu! ORA E PËRBALLJES PO AFRON! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!” – shkruan Tedi Blushi. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="960"]Winful Cobbina on target as KF Tirana secure Albanian Cup semifinal berth -  Ghana Latest Football News, Live Scores, Results - GHANAsoccernet Winful Cobbina[/caption]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI