Flash

Komisioni e skualifikoi nga gara në PD, reagon Tritan Shehu: Vendimin e ka në dorë Basha, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar

Lapsi.al 23 October 2020
Komisioni e skualifikoi nga gara në PD, reagon Tritan Shehu: Vendimin e ka

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, reagon pas përjashtimit nga Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputetë në PD, pasi baza e partisë e konfirmoi. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Shehu thekson se “vendimin për të kandiduar për deputet pas votimit të anëtarësisë së PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombetar, askush tjetër”.

Reagimi i Tritan Shehut:

Ne pergjigje te disa pyetjeve qe po me vine ne lidhje me hamendesi mediatike per nje mendim negativ ndaj meje te nje «komisioni», po rendis disa rreshta. Se pari realisht nuk dua te komentoj mendimet qe mund te kene per mua individe te ndryshem, qofte dhe pjese e ndonje «komisioni», kjo do te me dukej e tepert, jo e nevojeshme dhe vleresuese.

Pa pasur ndonje rendesi thelbesore te qenit apo jo deputet per veprimtarine time politike, te cilen e kam realizuar qe me 1990 si nje nga nismetaret e PD, si kryetar i saj, minister, deputet, apo pa pasur asnje nga keto ofiqe kudo ku kam qene apo ku jam, dua te nenvizoj se:

1-Vendimin per te kandiduar per deputet mbas votimit te antaresise se PD e kane tager vetem institucionet statuore te saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjeter.

2-Ndersa vleresimi i vertete per mua ishte ai votim, qe beri se fundmi antaresia e PD se Gjirokastres, e cila ashtu sic me ka mbeshtetur ne keto vite me mbeshteti perseri me voten e saj te qarte. Ky vleresim eshte thelbesor jo vetem per mua, por dhe per PD, vecanerisht kur vjen nga ata njerez te tille te mencur, qe ashtu sic dine te te «hapin deren», dine edhe te ta «mbyllin ate», sic edhe ka ndodhur.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI