Flash

Sherr në Librazhd, plagoset rëndë një person

Lapsi.al 23 October 2020
Sherr në Librazhd, plagoset rëndë një person

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur sot në Librazhd, me pasojë plagosjen rëndë të një personi. Mësohet se është plagosur shtetasi Mikel Çota, nga fshati Kokreva në Njësinë Administrative Hotolisht, pasi është goditur me sende të forta.

I plagosuri ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Librazhdit dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Fatmir Duka, nga fshati Dardhë i kësaj Njësie Administrative.

Ende nuk janë të qarta motivet e ngjarjes, që sipas dëshmitarëve, ndodhi në qendër të Njësisë Administrative Hotolisht, ndërsa policia ka mbledhur disa dëshmi dhe po heton për zbardhjen e incidentit të rëndë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI