Flash

Nga Ervin Salianji te Tritan Shehu, emrat e të skualifikuarve nga gara në PD

Lapsi.al 23 October 2020
Nga Ervin Salianji te Tritan Shehu, emrat e të skualifikuarve nga gara

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për deputetë pranë Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin për përzgjedhjen e emrave që do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Mesohet se komisioni ka skualifikuar emra të tillë si Ervin Salianji, i vetmi ish-deputet demokrat i konfirmuar nga anëtarësia në Qarkun e Korçës.

Salianji ka qenë tejet aktiv gjatë viteve të fundit në opozitë, duke u përballur edhe me procese gjyqësore për shkak të publikimit të audio-përgjimit me Geron Xhafën, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Akuzat e vazhdueshme të opozitës për mbrojtje ndaj Geron Xhafës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për llogari të drejtësisë italiane, detyruan Fatmir Xhafajn të jepte dorëheqjen nga posti.

Komisioni duket se nuk ka marrë në konsideratë asnjë kontribut prej 8 vitesh të ish-deputetit.

Inate personale apo përplasjet publike të mëparshme publike, ku veçohet ajo me ish-ministrin Ruli, sot anëtar i komisionit të vlerësimit, në kohën kur ky i fundit bënte oponencën ndaj kryedemokratit Basha, duket se i kanë kushtuar Ervin Salianjit skualifikimin.

Gjithashtu, është skualifikuar edhe ish-deputeti Tritan Shehu dhe Endri Hasa, ndërsa Halim Kosova, një figurë e respektuar brenda radhëve të demokratëve, ka preferuar të tërhiqet nga gara nëpërmjet një video-mesazhi dërguar liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kështu nga 3593 kandidatë të propozuar, në listën përfundimtare janë 326 kandidatë, por do të jetë kryesia e Partisë Demokratike e cila do të marr në shqyrtim emrat e kualifikuar dhe më pas Këshilli Kombëtar, i cili do të miratojnë listën finale të kandidatëve për deputetë, ku 20% të emrave janë ekskluzivitet i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në fund, Kryesia voton dhe zgjedh 140 kandidatët me të cilët PD do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit 20201./ Panorama

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43