Flash

FOTO/ Lefter Koka takon Fatos Nanon, por sa paska ndryshuar ish-kryeministri

Lapsi.al 23 October 2020
FOTO/ Lefter Koka takon Fatos Nanon, por sa paska ndryshuar ish-kryeministri

Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka ka publikuar një foto me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Është e paqartë se ku janë takuar, por ajo që bie në sy nga fotoja e publikuar dhe mesazhi i Kokës është se ky i fundit e ka vendosur tashmë të braktisë përfundimisht LSI-në dhe të garojë për PS-në. Nano është zhdukur prej kohësh nga jeta publike dhe politike ndërsa shihet se është thinjur mjaft dhe ka shtuar në peshë.

“Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur. E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofisë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe pa diskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik. #PS3”– shkruan Koka.

Ky i fundit nuk e dogji mandatin e deputetit duke u ndarë me LSI-në dhe tashmë duket se është afruar në radhët e socialistëve. Në kohën e qeverive të Nanos ai ka mbajtur detyrën e kryebashkiakut të Durrësit. ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/lefterkokapolitikan/posts/3955063377841730

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI