Flash

Safet Gjici mbledh asamblenë e PS-së dhe harron maskat. Do të gjobitet?

Lapsi.al 24 October 2020
Safet Gjici mbledh asamblenë e PS-së dhe harron maskat. Do të

Drejtuesi Politik i Qarkut të Kukësit, njëherësh kryebashkiaku Safet Gjici nuk po respekton aktin normativ që e bën të detyrueshme vendosjen e maskës në çdo ambient që nga data 15 tetor 2020.

Gjici në një takim me asamblenë socialiste, në Njësitë Shishtavec,Topojan dhe Zapod, duket që nuk e përdor maskën, dhe shembullin e tij e kanë marrë edhe zyrtarët e tjerë të asamblesë që janë ulur në një tavolinë me të.

Edhe pse zona e Shishtavecit është një zonë malore dhe me ajër të pastër, përdorimi i maskës sipas aktit normativ është i detyrueshëm për gjithkënd, në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë. (Përjashto kafenetë dhe restorantet)

6446 qytetarë deri më tani sipas informacioneve që jep policia e shtetit janë gjobitur për mungesën e maskës, duke çuar në buxhetin e shtetit 19.338.000 lekë.

Mbetet të shihet nëse Gjici dhe zyrtarët e tjerë socialistë do të gjobiten, për ta provuar se “para ligjit janë të gjithë të barabartë”.

Të këshilluara

5 arsyet pse duhet të flini pa pizhama

Sipas një sondazhi, njerëzit që flenë më pak, kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme me peshën e tepërt, kanë tendencë të jenë më pak aktivë dhe në përgjithës...

22:18

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI