Flash

Kufiri detar/ Rama zbulon detaje nga dakordësia me grekët: E kërkuam ne, Greqia ishte “ok” me ndeshjen e fituar me Saliun, Lulin e Ilirin!

Lapsi.al 21 October 2020
Kufiri detar/ Rama zbulon detaje nga dakordësia me grekët: E

Edi Rama zbulon detaje nga dita e djeshme, ku u arrit dakordësia me palën greke, për t’ju drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për të zgjidhur çështjen e detit.

Përkundër çfarë shkruajnë mediat greke, sipas Ramës ishte Shqipëria ajo që e ka kërkar një gjë të tillë, pasi Greqia, siç tha Rama, ishte dakord me marrëveshje ne arritur në 2009.

“Çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia, por Shqipëria për ata çështja e detit ishte e mbyllur me marrëveshjen e bërë në ndeshjen me Saliun, Lulin dhe Ilir Metën. Greqia nuk ka asnjë pretendim më shumë se aq sa mori. Atë çështje e rihapa unë bashkë me PS në opozitë dhe aleatë të asaj kohe.

Në Gjykatë Kushtetuese ka shkuar PS. Gjykata Kushtetuesevlerësoi 9 me 0 dhe e rrëzoi atë marrëveshje. Çështja është rihapur, me thënë të drejtën falë këmbënguljes, durimit dhe vullnetit tonë në komunikim me palën tjetër dhe falë vizionit për të ardhmen e përbashkët, për të ardhmen ekryeministrit të Greqisë, i cili sëbashku me ministrin grek ka zgjedhur të vërë në dispozicion të zgjidhjes dhe të ardhmes së detit të gjithë mjetet e nevojshme. Më në fund ranë dakord me ne për ta çuar çështjen para drejtësisë Ndërkombëtare, në duart e një gjykate që i ka të gjitha kompetencat që të japë drejtësi të drejtë për këtë problem.

Kjo është një zgjidhje ideale për ne që natyrisht në bazë të gjithë protokolleve dhe standardeve do ulemi dhe përgatitemi për të arritur në një zgjidhje të drejtë. Çfarë kërkojmë ne është e qartë, kërkojmë një marrëveshje të drejtë. Të tjerat janë skandale mendore. Janë shprehje të ligësisë që furnizon injorancën në funksion të pushtetit të ca mediokrëve që e duan me çdo kusht plaçkë Shqipërinë. Këtyre nuk u shkon një sekondë në mend t’ju prekë gjumin as deti, as ajri, as toka, por vetëm plaçka, janë plaçkitës të lindur, e kanë treguar sa herë kanë pasur pushtet. Kush bie pre e tyre është dembel nga trutë e kokës, se nuk ka mundësi”,- tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, ...

09:50

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI