Flash

Afron 25 prilli, Rama fillon me premtimet bombastike: Së shpejti port turistik në Sarandë, Durrës dhe Vlorë

Lapsi.al 21 October 2020
Afron 25 prilli, Rama fillon me premtimet bombastike: Së shpejti port

Kryeministri Edi Rama fillon me premtimet bombastike sa herë zgjedhjet janë pranë. Dhe 25 prilli duket më afër çdo ditë, teksa nga kryeministri dëgjojmë premtime të mëdha infrastrukturore.

Sot, në një konferencë kryeminsitri premtoi se Shqipërisë do t’i shtohen tre porte të reja turistike, që sipas tij, do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë detare. I pari port, që sipas kryeministrit do të nisë së shpejti, është ai i Sarandës, për të cilin, Rama tha se kanë marrë një propozim fantastik.

Ndërkohë, më tej do të ndërtohen edhe dy porte të tjera turistike, përkatësisht në Durrës dhe Vlorë.

“Do në fillojmë në javët në vijim procesin për spostimin, duke hedhur në garë ndërkombëtare Portin e ri të Durrësit, i cili do të zhvillohet në anën tjetër, aty ku është edhe plani i zonës së lirë ekonomike. Po kështu do të bëjmë edhe me Vlorën. Projekti me Lungomaren përfshin dhe një port turistik, që do të jetë aty për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën. Ndërkohë edhe për Vlorën jemi gati për një proces, ku do mund të sistemojmë me standarde bashkëkohore portin e shërbimeve në anën tjetër.  

Në pak javë do mund të fillojmë të japim gjithë autorizimet për fillimin e portit të tretë turistik, që do të jetë i pari që do të fillojë, në Sarandë. Për këtë kemi marrë një propozim fantastik dhe që ndryshon gjithë paradigmën e Sarandës. Kështu, Shqipëria do të hyjë në hartën e turizmit të detit, që ka munguar me dekada, në aspektin e ekonomisë së detit." - u shpreh Rama, i cili kujtoi edhe një premtim për aeroportin e Kukësit.

"Ne besojmë se aeroporti i Kukësit do të jetë funksional në pranverë. Nuk e kam harruar premtimin për 120 vota për demokratët. Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë rezervimin për fluturim falas, që të vijnë të votojnë për PD”, u shpreh kryeministri. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, ...

09:50

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI