Flash

Qeveria aktivizon 6 kontrata të reja PPP me vlerë 1.7 miliardë euro më 2021

Lapsi.al 21 October 2020
Qeveria aktivizon 6 kontrata të reja PPP me vlerë 1.7 miliardë

Qeveria ka planifikuar të aktivizojë vitin që vjen edhe 6 kontrata të reja koncesionare me Partneritet Publik Privat me një vlerë 217,5 miliardë lekë ose me shume se 1,7 miliardë euro.

Kontratat u njoftuan nga projektbuxheti i vitit 2021 i publikuar nga ministria e Financave.

-Vlera më e madhe i takon koncesionit për segmentin Milot-Fier me një shumë prej 78 miliardë lekë.

-Projekti i dytë më i kushtueshëm është dhënia me koncesion e PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe Mbikëqyrjes së Qendrave të Kontrollit Teknik të Mjeteve rrugore me një vlerë prej 20 miliardë lekësh.

Ku koncesion vjen pasi qeveria ka vendosur të liberalizojë tregun e kontrollit teknik të automjeteve, që deri në fund të dhjetorit do të kryhet nga kompania SGS Automotive Albania, pas zgjatjes së kontratës me 16 muaj.

Krahas liberalizimit të tregut, në ndryshimet ligjore të kryera në janar të këtij viti, parashikohet që qendrat e kontrollit teknik në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të mbikëqyren dhe kjo mbikëqyrje do të kryhet nga një subjekt i specializuar, që mund të jetë subjekt publik ose privat.

Ky koncesion nuk është shpallur ende zyrtarisht dhe nuk dihet se si do të funksionojë.

-Projekti i tretë është koncesioni i Aeroportit të Vlorës me një vlerë prej 12 miliardë lekësh.

-Projekti i katërt është koncesioni i rritjes së sigurisë rrugore me një vlerë 5 miliardë lekë.

-Projekti i pestë është shërbimi i infrastrukturës së çelësave publik PKI me një vlerë 208 milionë lekë.

-Projekti i gjashtë është përmirësimi i infrastrukturës rekreative në qytetin e Elbasanit me një vlere prej 882 milionë lekë.

Projektet e reja që janë planifikuar të aktivizohen të jepen gjatë vitit që vjen janë kombinim i financimit publik me atë privat.

Dy kontratat e mëdha, ajo Milot-Fier dhe Aeroporti i Vlorës do të jenë investime të partnerit privat, teksa investimi dhe fitimi për investitorët do të merret nga pagesat që të aplikohen ndaj përdoruesve të rrugës.

Më 1 korrik, Ministria e Infrastrukturës e çeli garën për ndërtimin e segmentit Milot-Fier, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian me koncesion. Fituesi i garës do të paguajë pjesën e punimeve, të cilat do të jenë rreth 1,2 miliardë euro (pa TVSH). Ndërsa qeveria do të garantojë deri në 10% të trafikut të munguar, një shumë e barabartë 121 milionë euro për koncesionin për 17 vitet e para të operimit, nga viti 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040. Me gjithë TVSH dhe shpronësimet, kosto e koncesionit arrin mbi 1,7 miliardë euro.

Ndërsa për Aeroportin e Vlorës qeveria merr përsipër, për shkak të riskut të lartë të këtij projekti, që të garantojë të ardhurat e koncesionarit. Sipas projektit, të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit të jenë 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 mln euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro.

Gjatë vitit 2019 përfunduan pagesat për kontratën PPP “Ndërtimi, Operimi dhe Transferimi (BOT) HEC mbi lumin Devoll, rimbursimi i ndërtimit të rrugëve zëvendësuese ka përfunduar në vitin 2019.

Me gjithë kontratat e reja vlera e projekteve me koncesionin shkon në total në 838 miliardë lekë ose sa 49.8 për qind e PBB së vitit 2021./B.H, Monitor

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Lushnje

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në Lushnjë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 54-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se aksidenti nd...

20:04

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI