Flash

Dëshmia në gjyq: Biznesmenin e kërkova 2 ditë në Himarë për ta vrarë

Lapsi.al 20 October 2020
Dëshmia në gjyq: Biznesmenin e kërkova 2 ditë në

53-vjeçari Kliti Leka i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Niko Goro në Himarë doli këtë të martë para gjykatës së Vlorës ku u njoh me masën e sigurisë. Ai ka deklaruar se ka fjetur 2 ditë në makinë derisa ka gjetur momentin për të kryer vrasjen.

“Prej dy ditësh kisha shkuar në Himarë me një automjet të marrë me qira në Tiranë. Gjatë këtyre dy ditëve kam fjetur në makinë.

Pasi kam parë Nikollaq Goron, e kam ndjekur nga pas dhe në momentin që ka zbritur nga makina dhe është drejtuar te marketi i motrës, kam zbritur dhe e kam qëlluar disa herë me armë.

Më pas jam larguar me makinë dhe jam futur në zonën e Livadhit, ku kam hedhur çelësat në det dhe jam larguar drejt vendit të njohur si “Prozhektori”.

Në këtë vend më pas më ka kapur policia”, - ka deklaruar 53 vjeçari. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës. Shkaku i krimit është një konflikt i pazgjidhur për një hapësirë toke ku është ndërtuar pallati i biznesmenit.

Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe e motra, Eftiqia Qesko, e cila mori një plumb në këmbën e djathtë. Biznesmeni Goro mori 4 plumba në trup, çfarë i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme.

Kliti Leka: E vrava Niko Goron se mohoi borxhin - Tv Klan

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Lushnje

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në Lushnjë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 54-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se aksidenti nd...

20:04

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI