Flash

Covid i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri

Lapsi.al 20 October 2020
Covid i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri

Ditën e sotme ka humbur jetën nga COVID-19, mjeku i Spitalit rajonal të Kukësit, Astrit Haziri. Humbja e tij trishtoi familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin nga afër. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e mjekut. Brataj u shpreh se stafi mjekësor humbi një koleg të përkushtuar, i cili ishte në vijën e parë ‘ballë për ballë’ me virusin.

Postimi i plotë i Skënder Brataj

Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri

Ngushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës. Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shok i mirë.

Mjeku Astrit Haziri, humbi jetën ditën e sotme në Turqi. Pas infektimit nga koronavirusi disa ditë më parë u dërgua në Turqi për trajtime të mëtejshme pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Doktor Haziri, punonte si mjek familje në Spitalin Rajonal të Kukësit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI