Flash

Meta takon Ministrin e Jashtëm të Greqisë, nuk përmendet zgjidhja në Hagë për marrëveshjen e detit

Lapsi.al 20 October 2020
Meta takon Ministrin e Jashtëm të Greqisë, nuk përmendet

Pas takimeve me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj dhe kryeministrin Edi Rama, ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias është pritur në një takim edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Gjatë takimit, siç informon presidenca, Meta u shpreh se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme dhe theksoi se këto marrëdhënie duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura nga interesat strategjike, partneriteti i ngushtë në NATO, perspektiva e përbashkët europiane dhe interesat ekonomike të të dy vendeve.

Sa i përket marrëveshjes për detin, kreu i shtetit ka kërkuar që të zgjidhet në përputhje me Konventën për Detin të OKB-së dhe duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, të vitit 2009.

“Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, nënvizoi Presidenti Meta.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë, si një qëllim kombëtar dhe strategjik të saj.

Kreu i Shtetit vlerësoi se pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata.

Gjithashtu kreu i shtetit shprehu mirënjohje për solidaritetin dhe mbështetjen e Greqisë në rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe për bashkëpunimin në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI