Flash

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Arbjan Maznikut dhe Shkëlqim Fushës

Lapsi.al 21 October 2020
Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Arbjan Maznikut dhe

Gjykata e Tiranës sot ka pushuar çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha, të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’.

Raportohet se gjyqtari Sokol Tona vendosi pushim të hetimeve me argumentin se nuk ka elementë të veprës penale.

Prokuroria e Tiranës dhe përfaqësues të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit kërkuan që çështja të kalojë në SPAK.

Në përfundim të seancës, përfaqësuesit e Aleancës thanë se do e apelojnë vendimin dhe se çështjen do e çojnë në SPAK.

Në shtator 2019, mediat publikuan një formular të firmosur nga Shkëlqim Fusha, i cili autorizonte Arbjan Maznikun të përdorë kartën e kreditit të Shkëlqim Fushës për të paguar shpenzimet e tij në Hotelin ‘Alma’ në Barcelonë, më datë 21 qershor.

Me këtë dokument, Shkëlqim Fusha, pronari i kompanisë Fusha shpk, pagoi 1816 euro për qëndrimin e Maznikut, për dy net në hotelin në Barcelonë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, ...

09:50

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI